Pranga 74-vjeçarit, policia: Kryente veprime të turpshme me një studente

20/04/2015 00:00

Një studente, banore e godinës nr. 23, në Qytetin Studenti, ka denoncuar në polici një 74-vjeçar, i cili është prangosur më pas nga uniformat blu.

Selfo Danaj, sipas policisë së Tiranës, u arrestua në flagrancë të dielën, sepse përballë godinës 23, në Qytetin Studenti, ka kryer veprime të turpshme me shtetasen S.S, 22 vjeç.
 
I moshuari, banues në Tiranë, u denoncua nga studentja 22-vjeçare, e cila siç duket bezdisej prej ditësh nga Danaj.
 
Policia tha se 74-vjeçari do të përballet me akuzën e veprimeve të turpshme, ndërkohë që po hetohet nëse aktet e tij kanë qenë të përsëritura.

Top Channel