“Kthesa e ariut”, arrestohen dy persona për vjedhje në zonën Shijak-Durrës

20/04/2015 00:00

Dy persona të dyshuar për disa vjedhje në zonën Shijak-Durrës u arrestuan nga policia, gjatë një operacioni të koduar me emrin “Kthesa e Ariut”.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se, në vijim të masave të marra për parandalimin e vjedhjeve dhe zbulimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, gjatë orëve të vona të së dielës, policia e Shijakut ndërmori operacionin e koduar “Kthesa e Ariut”.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Marsel Çepunaj, 21 vjeç, dhe R.Q., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Kullë. Ata janë kapur duke vjedhur në banesën e shtetases Q.D.”, shtuan burimet policore.

Gjithashtu, nga veprimet e para hetimore rezultoi se dy të arrestuarit janë edhe autorë të dyshuar të tre vjedhjeve të ndodhura më parë.

Top Channel