Korçë, aksion për zhdukjen e miut të arave

20/04/2015 00:00

Infeksioni i miut të arave në rajonin juglindor dhe dëmet e shumta në pemëtari kanë detyruar autoritetet lokale të ndërmarrin një aksion për zhdukjen e tij përmes përdorimit të preparatëve, që jo vetëm e shfarosin, por edhe parandalojnë përhapjen e mëtejshme të tij.

Kolonitë dhe vatrat e brejtësit deri tani kanë përfshirë një sipërfaqe prej 7500 hektarësh në të gjithë rajonin, 2700 prej të cilave në zonën e Devollit.

Alarmi për këtë situatë ka bërë që Drejtoria Rajonale të kërkojë asistencën e Ministrisë së Mjedisit dhe specialistëve të preparatëve që luftojnë insektet dhe brejtësit, duke bërë që kjo e fundit, në bashkëpunim me firmën “Genap”, të nisë aksionin e saj.

Sipas përgjegjësit të bujqësisë për zonën e Devollit, vatrat e brejtësit janë përhapur në masë, çka edhe u shkakton fermerëve dëme të parikthyeshme, ndaj ka nisur faza e parë e një aksioni që do të vazhdojë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Top Channel