Operacioni “Valbona”, policia arreston të kërkuarin për vrasje

20/04/2015 00:00

Një person i dënuar në mungesë dhe i kërkuar për vrasje me dashje u arrestua në të gdhirë të ditës së hënë, nga policia e Tropojës, gjatë operacioni të koduar me emrin “Valbona”.

Burime zyrtare të Policisë në Qarkun e Kukësit bënë të ditur se, në vijim të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në orët e para të ditës së sotme u prangos 34-vjeçari Vladimir Biberaj.

“Biberaj u prangos në një nga rrugicat e qytetit Bajram Curri nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Tropojës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Mësohet se 34-vjeçari i kërkuar është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tropojë me 11 vite e 4 muaj burg për veprat penale ‘vrasje me dashje’ dhe ‘armbajtie pa leje’.

Top Channel