Elbasan, mashtronte për një vend pune, pranga 46-vjeçarit

20/04/2015 00:00

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e
Policisë  së Qarkut  Elbasan ndaluan nën akuzën e mashtrimit një
46-vjeçar.

I ndaluari është shtetasi Bekim Alla, banor i fshatit Zgoshtë të Librazhdit. Në deklaratën e policisë thuhet se Alla ka mashtruar shtetas të ndryshëm duke i punësuar pa i paguar.

Ai u paraqitej viktimave të tij si administrator i një firme elektrike fiktive dhe punësonte shtetas të ndryshëm në qytetin e Elbasanit, pa i paguar ata.

Policia thotë se po vijojnë  hetimet në bashkëpunim  me Prokurorinë e Elbasanit për  zbardhjen  e  plotë të kësaj skemë mashtrimi.

Top Channel