Berat, pesë persona hetohen për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit

20/04/2015 00:00

Pesë persona janë nën hetim në gjendje të lirë nga ana e Policisë së Beratit me akuzën e “organizimit të lotarive të palejuara”.

Ndaj shtetasve me inicialet, L.V. 47 vjeç, M.V. 22 vjeç, E.P. 27 vjeç, I.D. 24 vjeç dhe A.B. 43 vjeç, që të gjithë banorë të qytetit të Beratit, nisi procedimi penal pas operacionit të koduar “Makineta”.

Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale 10 makineri dhe një kompjuter lojërash fati ne lokalet apo ambientet e këtyre shtetasve ku ushtrohej aktiviteti i lojërave te fatit, si dhe vënia e ambienteve në shërbim të tyre pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Berat per veprime te metejshme per veprat penale “ Organizim i lotarive te palejuara” dhe “Venia ne Dispozicion  e lokaleve per  lojëra te palejuar”.

Top Channel