SHBA, u përpoqën t’i bashkohen ISIS-it, 6 të arrestuar

20/04/2015 00:00

Autoritetet amerikane arrestuan gjashtë persona në shtetin e Minesotas. Ata akuzohen për konsipracion dhe mbështetje të grupit ekstremist fetar, ISIS.

Sipas autoriteteve dyshohet se të gjashtë këta persona po planifikonin që të udhëtonin drejt Sirisë për t’iu bashkuar radhëve të ISIS-it.

Këta gjashtë persona janë përpjekur disa herë për të lënë Shtetet e Bashkuara nga dy aeroporte, njëri në San Diego dhe tjetri në Nju Jork. Në të dyja rastet atyre u është ndaluar udhëtimi dhe ishin nën vëzhgim prej shërbimeve të sigurisë.

Zyrtarët në shtetin e Minesotas njoftojnë se të paktën një person nga ky shtet ka vdekur gjatë luftimeve në krah të ISIS-it në Siri dhe Irak.

Top Channel