PDK, Ndoka kalon majtas: PD refuzoi bashkëpunimin

20/04/2015 00:00

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Partisë Demokristinae Nard Ndoka ka bërë të ditur bashkimin e forcës që ai drejton me kolaicionin qeverisës.

“PD në mënyrë të njëanshme refuzoi bashkëpunimin me PDK dhe ofertën e saj për njësi të veçanta zgjedhore ku kandidatët e saj rezultonin fitues dhe ku PDK ka një mbështetje të konfirmuar elektorale në të gjitha proceset zgjedhore. Në këto kushte, PDK vendosi të ndërpresë negociatat me PD-në dhe të mos bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të udhëhequr nga kjo parti. Në mbledhejn e sotme kryesia e PDK-së shqyrtoi gjithashtu ofertën për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje të Partisë Socialiste dhe vendosi të bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga koalicioni qeverisës”, thuhet në postimin e Ndokës.

Ndër të tjera, ai bën të ditur se PDK do të konkurrojë me kandidatët e saj në të gjitha njësitë zgjedhore për këshilltarë bashkiakë.

Top Channel