Pulitzer, çmimi i madh i gazetarisë shkon për “The Post and Courier”

20/04/2015 00:00

Janë shpallur mbrëmjen e së hënës edhe fituesit e Çmimit “Pulitzer” për vitin 2015, të prezantuara si çdo vit nga presidenti i Universitetit të Kolumbias në SHBA, me rekomandim të bordit të këtij çmimi.

Gjithsej janë 21 kategori për Çmimin Pulitzer, në 20 raste prej të cilave fituesit marrin një vlerë monetare prej 10 mijë dollarësh dhe nga një certifikatë, ndërsa vetëm fituesi i kategorisë së Shërbimit Publik në garën për Gazetarinë merr medaljen e artë. Trofeu i Shërbimit Publik i jepet gjithnjë një organizate mediatike, e jo një individi. Shumica e fituesve të këtij viti, për mbulimin që i kanë bërë ngjarjeve të Fergusonit dhe dhunës brenda SHBA-ve.

Ja vlerësimet e Pulitzer në Gazetari:

Shërbimi Publik – “The Post and Courier”, Charleston, Karolina e Jugut
Raportimi i lajmit të bujshëm – stafi i “The Seattle Times”
Raportim investigativ – Eric Lipton i “New York Times” dhe stafi i “Wall Street Journal”
Raportim shpjegues – Zachary R. Mider, i “Bloomberg News”
Raportim lokal – Rob Kuznia, Rebecca Kimitch dhe Frank Suraci të “The Daily Breeze”, Torrance, Kaliforni.
Raportim kombëtar – Carol D. Leonnig, i “The Washington Post”. Raportim për shërbimet sekrete.
Raportim ndërkombëtar – stafi i “The New York Times”
Reportazh – Diana Marcum, i “the Los Angeles Times”
Komentim (kumtesë) – Lisa Falkenberg, e “the Houston Chronicle”
Kritikë – Mary McNamara e “the Los Angeles Times”
Shkrim editorial – Kathleen Kingsbury e “The Boston Globe”
Karikaturist editorialesh – Adam Zyglis i “The Buffalo News”
Fotolajm i bujshëm – stafi i “St. Louis Post-Dispatch Photography”
Fotolajm reportazhi – Daniel Berehulak , fotograf i pavarur, “The New York Times”.

Top Channel