Kosovë, 8 mijë ankesa për statusin e veteranit

21/04/2015 00:00

Në Komisionin për njohjen e statusit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbërritur rreth 8 mijë ankesa.

Lajmin e bën të ditur agjencia “KosovaPress”, sipas të cilës këto ankesa, ku pretendohet për padrejtësi, do të nisin të shqyrtohen sapo të përfundojë afati i ankesës.

Megjithatë, zyrtarë të këtij komisioni nuk japin afat se kur ky proces shqyrtimi do të përfundojë, në mënyrë që të dalin listat përfundimtare të veteranëve dhe invalidëve të luftës.

“E kemi formuar komisionin e ankesave, kemi nxjerr rregulloren e punës, aprovuar dhe do të fillojmë menjëherë sapo të skadojë afati i dorëzimit të ankesave. Deri tani janë rreth 8 mijë ankesa, por deri në fund llogarisim që do të jenë diku deri kah 10 mijë ankesa”, deklaroi kryetari i komisionit, Agim Çeku.

Ndonëse nuk dha afate, me argumentin se strukturat e komisionit po bëjnë një punë shumë voluminoze, Çeku shprehu bindjen e tij se ky proces nuk do të dështojë.

Top Channel