Tahiri: Sigurojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve, por jo për qëllime azil-kërkimi

21/04/2015 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar sot edhe për atë që
konsiderohet si largim masiv i shqiptarëve, e që ai e cilësoi “një fluks
jo i natyrshëm”.

Sipas tij, janë hartuar një sërë procedurash të verifikimit në kufij për të gjithë shtetasit që duan të lëvizin këto ditë dhe se do të bëhen intervista për të konstatuar azil-kërkuesit.

“Jemi plotësisht të vendosur për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke respektuar rregullat nga ne dhe ndërkombëtarët. Është e vërtetë se ka fluks. Kemi evidentuar edhe grupe që duan të përfitojnë dhe policia po heton për rrjete të mundshme. Ka disa procedime penale. Jemi në bashkëpunim intensiv me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe jo për qëllime joligjore, siç është azil-kërkimi i paligjshëm’’, theksoi Tahiri.

Top Channel