Një bio-film për të shpëtuar qershitë

21/04/2015 00:00

Studiuesit e Universitetit të Oregonit, në Shtetet e Bashkuara, kanë krijuar një lloj filmi si ai për aparatët e vjetër fotografikë që i pengon shiut dhe stuhive që të dëmtojnë qershitë.

Biofilmi, që sprucohet mbi frutat dhe gjethet, vepron si një lloj mushamaje, duke penguar kështu çarjen e qershive nga shiu.

Sipas studiuesve, veshja e hollë që u sprucohet frutave, e ngjashme me një ambalazh për ushqimet, mund të shpëtojë këtë produkt nga dëmtimi dhe të mundësojë tregëtimin e tij.

“SureSeal”, emri i zgjedhur nga studiuesit, është një përbërje substancash natyrore të ngjashme me ato që gjenden në pjesën e jashtme të qershive.

Ingredientët kryesorë janë celuloza, dylli me bazë vaji palme dhe kalciumi. Studiuesit u sugjerojnë kultivuesve që ta aplikojnë mbi bimët dy herë në çdo stinë.

Pikat e kësaj përbërjeje shkrihen me frutat dhe gjethet, duke formuar një mbulesë elastike dhe rezistente ndaj ujit.

Zbulimi ka marrë tashmë dritën jeshile për të hyrë në treg dhe ndërkohë ka nisur puna për një produkt të ngjashëm për mollët.

Top Channel