Zgjedhjet lokale, PBDNJ zyrtarizon daljen e vetme në garën elektorale
21/04/2015 00:00
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) ka zyrtarizuar sot
njoftuar daljen e vetme në garën elektorale për zgjedhjet lokale të 21
Qershorit.
Sipas një komunikimi për shtyp nga selia e PBDNJ-së, kandidatët për bashkitë do të përcaktohen nga Këshilli Kombëtar i OMONIA-s, më 25 prill.
Pas konsultimeve me subjekte politike, të majta e të djatha, PBDNJ njoftoi se nuk do të jetë pjesë e koalicioneve.
Një javë më parë, kreu i kësaj partie, Vangjel Dule shprehu pakënaqësi mbi negociatat për një marrëveshje të mundshme me koalicionin e majtë ose të djathtë.
Top Channel