Meta takon presidentin e Senatit italian

21/04/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit në Romë nga Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso. Mes tyre u diskutua për bashkëpunimin Itali-Shqipëri dhe hapat që vendi ynë po ndërmerr për përparimin drejt BE-së.

Presidenti i Senatit Italian deklaroi se Italia nuk do të kursejë mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë.

Meta vlerësoi gjithashtu rolin aktiv të Italisë në rajon dhe veçanërisht marrëdhëniet e forta me Serbinë.

“Zhvillimi i një raporti trilateral mes Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë do të kontribuonte në zhvillimin më të shpejtë të rajonit dhe në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të tij”- deklaroi Meta në takimin me Pietro Grasson.

Top Channel