Skena paniku në Wilmersdorf, një lagje e Berlinit. Ajo mes Berliner SC dhe Sparta Lichtenberg duhet të ishte një ndeshje e thjeshtë futbolli, por është shndërruar në një sherr masiv që i ka rrezikuar jetën futbollistëve.
Në fund të takimit të vlefshëm për kategorinë e gjashtë gjermane, Steven Dei-Kwarteng, sulmuesi i Sparta Lichtenberg, i është përgjigjur disa tifozëve, të cilët gjatë ndeshjes e kishin fyer.
Papritur, 30 tifozë futen në fushë duke rrahur futbollistin, i cili rrezikon të humbasë njërin sy tashmë. Gjithashtu, i është thyer nofulla dhe hunda. Ndërhyrja e lojtarëve të tjerë dhe mbërritja e pesë makinave të policisë parandaluan tragjedinë.
“Doktorët më kanë thënë që rrezikoj ta humbas njërin sy. Kam frikë nga operacioni”, ka shkruar lojtari në Facebook.
Top Channel