Emigracion ditor në Greqi, banorët e Shalësit kthehen në peshkatarë

21/04/2015 00:00

Fshati Shalës, i vendosur në një shpat e mali në Sarandë, popullohet nga më shumë se gjysma e banorëve të komunës Markat, në krahinën e Çamërisë.

Banorët e Shalësit nuk janë larguar për të emigruar sepse kanë zgjedhur të punojnë në Greqi duke qëndruar në shtëpitë e tyre. Çdo mëngjes, dhjetëra motoçikleta kalojnë kufirin dhe kthehen në mbrëmje. Të gjithë punojnë në peshkim.

“Janë djem të rinj që sjellin shumë të ardhura në fshat”, thonë banorët.

Në Shalës jetojnë aktualisht 2000 banorë, të cilët merren me bujqësi e blegtori, 25% e të ardhurave ende sigurohen prej emigracionit ditor, ndërsa edhe pemëtaria e ullishtet janë të zhvilluara. Banorët tregojnë se zona është shumë pjellore, por e distancuar prej tregjeve apo rrugëve kryesore, kështu që një pjesë e madhe e prodhimeve bujqësore e blegtorale nuk gjejnë treg.

Top Channel