Lezhë, romët në protestë për energjinë

21/04/2015 00:00

Pjesëtarë të komunitetit rom në Lezhë dolën në protestë për shkak se prej dy muajsh nuk kanë energji elektrike dhe e kanë të pamundur ta paguajnë atë. 

Protestuesit janë mbledhur në sheshin qendror të qytetit. Rauf Selimi, kryetar i shoqatës “Shpresa”, shprehet: “Si familje do të vijmë dhe do të qëndrojmë përpara Bashkisë deri në zgjidhjen e problemit. Nuk jetojmë dot kështu”.

Më herët, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, ka zhvilluar një takim me përfaqesues të komunitetit rom dhe egjiptian dhe u ka kërkuar këtyre të fundit që të lidhin një kontratë me OSHEE-në, gjë e cila, siç duket, ende nuk është arritur.

Top Channel