Kushtetuesja rrëzon dy nene të ligjit për Forcat e Armatosura

21/04/2015 00:00

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për ligjin për Forcat e Armatosura.

Presidenti Nishani kundërshtoi si të papajtueshëm me Kushtëtutën disa nene të ligjit të miratuar më herët nga mazhoranca. Për këtë kreu i shtetit i kërkoi Gjykatës Kushtetuese me pretendimet e tij.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi kërkesën Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e dy neneve të ligjit “për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” dhe rrëzimin e kërkesave të tjera të Presidentit të Republikës.

Top Channel