Ndahet nga jeta humoristi Met Bega

21/04/2015 00:00

Është ndarë nga jeta një ndër emrat më të njohur të humorit shqiptar, aktori Met Bega. Ai vuante prej vitesh nga sëmundja e Parkinsonit dhe i kishte munguar skenës vendase prej disa vitesh, që nga shfaqja e tij e fundit në “Met Bega Show“.

Në karrierën e tij të gjatë 40-vjeçare, Met Bega ka luajtur një sërë rolesh në Estradën e Tiranës, por edhe në filma artistikë me personazhe që kanë mbetur në kujtesën kolektive si “Dy herë mat“, “Tela për violinë“, “Stolat në park“ apo “Edhe ashtu, edhe kështu“.

Met Bega ka marrë disa çmime, mes tyre urdhërin “Naim Frashëri i Artë” në vitin 2010. Me gjithë sëmundjen e rëndë, rreth tre vite më parë, në një reportazh të programit ’Pasdite në Top Channel’, kishte shprehur dëshirën për të luajtur në film, ndërsa ende i gëzohej dashurisë që i shprehte publiku, të cilit i dhuroi buzëqeshje me personazhet e tij për vite të tëra.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel