Xibraka, hetimet ndaj kreut të laboratorit Genci Xhixha. Dyshohet për transferta parash

21/04/2015 00:00

I dyshuari si organizator i trafikut të drogës në laboratorin e Xibrakës, Genci Xhixha është vendosur nën hetim edhe për pastrim parash.

Hetimet janë hapur nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se Xhixha, së bashku me të ëmën, Maria Xhavara, kanë kryer transaksione të dyshimta disa milionëshe në 3 shtete: Kubë, Panama dhe Kanada.

Materiali është referuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, pas verifikimit pasuror të të gjithë familjarëve të 8 të arrestuarve të operacionit “Xibraka”.

Nga verifikimet e para hetimore, Prokuroria bën të ditur se rezulton që 36-vjeçari Xhixha, ende i shpallur në kërkim, ka transferuar parà drejt Panamasë me justifikimin se do të investonte ndërtimin e një spitali dhe të një biznesi për panelet diellore.

Në dy episode në këto transferta, nga verifikimet del i implikuar edhe Ermal Hoxha, thonë prokurorët e kryeqytetit, i cili siç edhe Maria Xhavara janë njerëzit që përdoreshin për transfertat.

Top Channel