Ariana Grande, sërish beqare

21/04/2015 00:00

Pas 8-muajsh lidhjeje, Ariana Grande dhe Big Sean i kanë dhënë fund romancës së tyre.

”Ata vazhdojnë akoma të kujdesen për njëri-tjetrin dhe kanë mbetur miq të mirë”, ka deklaruar zëdhënësi i tyre për ‘Us Weekly’.

”Ne kërkojmë që media të respektojë dëshirën e tyre për të qënë sa më privatë rreth kësaj çështjeje personale”, lexohej në deklaratën për shtyp.

21-vjeçarja dhe 27-vjeçari raportohet të kenë pasur një ndarje miqësore. Shkaku ishin axhendat shumë të ngjeshura të dy artistëve.

Top Channel