Mazhoranca prezanton kandidaturën për Bashkinë e Beratit: Petrit Sinaj

21/04/2015 00:00

Është prezantuar në qytetin e Beratit kandidati i mazhorancës për bashkinë e re. Prezantimi është bërë nga ana e ministrit Nasip Naço, në një takim të zhvilluar në Pallatin e Kulturës.

“Besojmë se kjo mazhorancë do ia arrijë që Berati të jetë një nga qytetet më të rëndësishme në jug. Ambicia jonë është të jemi në garë me Tiranën”, tha ministri Naço.

Në këtë bashki, koalicioni i majtë mbështet një kandidat të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Top Channel