Pixie Lott: Nuk do të martohem së shpejti

21/04/2015 00:00

Ajo është duke punuar shumë për albumin e saj të katërt, por duket se pyetja që i bëhet më shpesh Pixie Lott-it nuk është rreth karrierës së saj muzikore, por se kur do të martohet me të dashurin e saj, modelin Oliver Cheshire.

Këngëtarja 24-vjeçare ka folur rreth marrëdhënies së saj si dhe rreth muzikës për të cilën po punon shumë fort, në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën ‘Notion’.

”Sinqerisht, njerëzit janë të fiksuar duke më pyetur se kur do të martohem. Që në fillimet e marrëdhënies sime me Oliver, kjo pyetje më ka shoqëruar në çdo intervistë, nuk di pse vazhdon të më drejtohet, por ndoshta është diçka që njerëzit duan ta dëgjojnë”, thotë Pixie.

Artisja shton se ajo dhe Oliver, të cilët janë së bashku për 5 vite, nuk kanë plane të martohen së shpejti.

Marrëdhënia e saj ka qenë një frymëzim i madh për muzikën që ajo bën dhe ajo ka premtuar se në albumin e ri do të ketë shumë këngë dashurie.

Top Channel