Dërgohet për gjykim ish-drejtorja e arsimit në Lushnje

21/04/2015 00:00

Prokuroria e Lushnjes ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim
ish-drejtoren arsimore të këtij qyteti, Liza Tabaku, e akuzuar për
“korrupsion pasiv më shumë se njëherë në rrethana rënduese”.

Tabaku akuzohet gjithashtu edhe për  “shpërdorim të detyrës”. Bashkë me të, Prokuroria e Lushnjes ka marrë të pandehur edhe djalin e saj, shtetasin Xhonluko Tabaku dhe shtetasin Rigert Zeneli, të akuzuar për “ushtrimin e ndikimit të paligjshëm”.

Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohet se merrin para nga mësues të ndryshëm në zonën e Lushnjes, në këmbim të emërimit, transferimit apo moslëvizjes nga vendi i punës.

Top Channel