“Flashgap”, aplikacioni që nuk të lejon të harrosh natën e dehjes me miqtë

21/04/2015 00:00

Pas një nate ku keni kthyer disa gota, ka momente që do të donit t’i harronit përgjithmonë, por një aplikacion i ri, jo vetëm që nuk ju lejon t’i fshini nga kujtesa disa episode të caktuara, por i ndan “bëmat e alkoolit” me miqtë tuaj.

I quajtur “Flashgap”, fotot dhe videot që keni bërë duke përdorur këtë aplikacion i shtohen një albumi të fshehur që bëhet i dukshëm vetëm ditën tjetër.

“Flashgap” është një aplikacion pa pagesë për iOS dhe Android, i krijuar nga Julian Kabab.

Para se të dilni me shoqërinë, njëri nga ju krijon eventin dhe përfshin në të shokët dhe shoqet me të cilët do të dalë. Fotot dhe videot që bëhen gjatë natës, rezistojnë 3 sekonda para se të bëhen të padukshme.

Mesditën pasardhëse, të gjithë personave të përfshirë në event u vjen një lajmërim që i njofton se albumi është i dukshëm. Fotot dhe videot mund t’i shohin vetëm personat që kanë pirë bashkë dhe çdo gjë që fshihet nga albumi, fshihet nga llogaria e të gjithëve.

“Flashgap” është frymëzuar nga fundi i filmit ‘The Hangover’.

Top Channel