Një burrë fatkeq është çarë me brirë në të pasme nga një dem i tërbuar, në një nga festat tradicionale me dema që organizohen në Spanjë.

Burri po vraponte para demit duke u munduar të gjente një vend të sigurtë pas hekurave, por demi arriti ta kapte dhe ta rrëzonte në tokë. Burri u ngrit dhe u kap pas hekurave, por në këtë moment kafsha i ngul bririn në të pasme.

Incidenti ndodhi në Teulada, aty ku nga 8 prilli ka nisur festa e përvitshme e San Vicent Ferrer-it, që do të zgjasë deri në datën 19 prill.

Pjesë e festimeve janë edhe lëshimi i demave nëpër rrugë, me banorët e zonës dhe turistët që vrapojnë para tyre duke i ngacmuar.

FOTO GALERI
1/3
Burri po vraponte para demit, por kafsha arriti ta kapte

Top Channel