Rama për Al Jazeera: Shqipëria, gati për çeljen e negociatave me BE-në

21/04/2015 00:00

Në përfundim të samitit të vendeve të Ballkanit në Bruksel, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për televizionin Al-Jazeera Ballkan, nga ku e cilësoi samitin si një hap përpara në procesin e Berlinit.

“Mund të themi se pothuajse kemi dizenjuar dhe aprovuar bazat e këtij rrjeti infrastrukturor, që do t’i lejojë vendeve tona bashkë edhe me Bashkimin Europian, të investojnë në ndërlidhje. Kjo është një arritje, pasi është diçka e cila as mund të imagjinohej disa vite me parë”, deklaroi Rama.

I pyetur për hapjen e negociatave me BE-në Rama ka deklaruar se “Shqipëria beson fort se është gati për hapjen e tyre”.

“Nuk kemi të bëjmë thjesht me një vendim teknik, por më shumë me një vendim politik, që lidhet me egon e shumë shteteve, interesa personale apo këndvështrime egocentrike. Gjëja e rëndësishme është se ne jemi gati për çeljen e këtyre negociatave” – ka theksuar Rama.

Top Channel