Pistoleta më e vogël në botë

21/04/2015 00:00

Po ju prezantojmë me pistoletën më të vogël në botë, që është më e shkurtër se një fije shkrepseje dhe qëllon me plumba me diametër 2.34 milimetra.

E krijuar nga artisti zviceran Paul Erard, kjo armë e gjatë vetëm 5 centimetra mban rekordin Guinness si pistoleta më e vogël funksionale. Edhe plumbat e saj, të krijuara po nga Paul Erard, mbajnë rekordin Guinness për municionet më të vogla në botë.

E gjatë vetëm 3.3 cm, e gjerë 7 mm dhe me peshë 17 gramë, ajo kushton rreth 7 000 dollarë.

FOTO GALERI
1/3
Krahasimi mes pistoletës më të vogël në botë dhe një pistolete normale

Top Channel