Shkelën rregullat Shengen, riatdhesohen 58 shqiptarë

21/04/2015 00:00

58 shtetas shqiptarë, që kanë shkelur rregullat e lëvizjes së lirë dhe qëndrimit në vendet e zonës Shengen, u riatdhesuan pasditen e kësaj të marte.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua  nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese  gjermane  dhe FRONTEX.

Nga shtetasit riatdhesuar 16  prej tyre janë kthyer nga Gjermania, 6 prej tyre janë kthyer nga Franca, 12 nga Filanda dhe  24 nga Suedia. Nga këta rreth 35 shtetas ishin me familje.

Të gjithë shtetasit e kthyer janë penalizuar për 5 vjet mos  të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen.

Top Channel