Zayn Malik drejt kinematografisë

21/04/2015 00:00

Ai është larguar nga One Direction muajin e kaluar, por duket se Zayn Malik tashmë po planifikon një karrierë si aktor.

22-vjeçari është në negociata me regjisoren Gurinder Chadha për një rol në filmin e saj të ardhshëm.

”Jemi takuar dhe kemi biseduar gjatë. Para se të bëhej një këngëtar, ai është trajnuar për t’u bërë një aktor, kështu që ai tani po bën çfarë ndjen në zemër”, ka thënë Gurinder.

Regjisorja gjithashtu ka shtuar se akoma nuk ka një rol konkret për Zayn, por shpreson ta ketë një të tillë në të ardhmen.

Top Channel