F1, Rosberg: Trishtimi më ikën kur shoh gruan time

21/04/2015 00:00

Nico Rosberg nuk ka fituar asnjë nga katër garat e para të sezonit të Formulës 1, por mërzinë e kalon duke qëndruar me familjen e tij.

“Mërzia më ikën kur jam me familjen”, shkroi piloti i Mercedesit në një kolumnë të publikuar në gazetën ‘Bild’, të shoqëruar nga një foto e tij së bashku me bashkëshorten shtatzënë.

Rosberg është mundur në katër garat e para nga shoku i skuadrës, Lewis Hamilton, duke e parë veten 27 pikë pas britanikut në klasifikimin e pilotëve.

“Kur shoh gruan time, harroj gjithçka”, tha gjermani, i cili ka tre javë kohë për të rimarrë fuqitë, para se Formula 1 të nisë me garat europiane.

Në datën 10 maj do të zhvillohet në Barcelonë Çmimi i Madh i radhës.

Top Channel