Telefonat inteligjentë janë bërë pjesë e pandarë për shumë nga ne, aq sa ndonjëherë i përdorim jo vetë ‘për hall e punë’, por edhe për argëtim vend e pa vend.

Një studim i universitetit “Penn State Harrisburg” në Shtetet e Bashkuara, publikuar në “Science Journal” doli në përfundimin se pjesa më e madhe e të rinjve studentë, nuk heq dorë nga mesazhet në telefonat inteligjentë, pavarësisht vendit apo situtatës në të cilën ndodhen.

Në kishë, dush apo edhe duke bërë seks. Për 90 përqind e të anketuarve dërgimi i mesazhit përmes platformave që ofrojnë telefonat inteligjentë është gjithmonë më i rëndësishëm.

Në studim u përfshinë të rinj rreth të 20-ave, ku 60 përqind ishin femra. Të anketuarit u vendosën përballë një testi me 70 pyetje. Nga përgjigjet e marra, u arrit në përfundimin se më shumë se një e treta e të rinjëve dërgon më shumë se 100 mesazhe në ditë, kontrollon aparatin telefonik më shumë se 16 herë në orë, ndërkohë që 90 përqind është shprehur se ka dërguar mesazh teksa ishte duke ngrënë, 80 përqind pohuan se e kanë bërë këtë teksa ishin duke bërë dush, 70 përqind kur në kinema dhe 75 përqind në orat pune ose gjatë një ore leksioni.

Ndërkohë, shifra e atyre që kanë dërguar në kushte ‘ekstreme’ një mesazh është shumë e ulët, por mjaft domethënëse po të kihen parasysh këto kushte.

7 përqind e të anketuarve pranojnë se e kanë bërë këtë teksa ishin duke kryer seks, 20 përqind kur ndodheshin në kishë dhe 10 përqind pranuan se e kanë bërë këtë në një funeral.

Top Channel