Pep Guardiola-s i grisen pantallonat me Porton

22/04/2015 00:00

Guardiola e kishte cilësuar ndeshjen me Porton si më të rëndësishmen e karrierës së tij bavareze dhe për këtë arsye tensioni tek ai ishte në maksimum, aq sa nuk vuri re se i ishin grisur pantallonat.

Edhe pse 90 minutat e luajtura në “Allianz Arena” ishin një spektakël i vërtetë në fushën e blertë me 7 gola të shënuar, duket se e gjitha kjo nuk arriti të mbulojë pantallonat e grisura të trajnerit spanjoll të Bajernit të Mynihut.

Pas përfundimit të ndeshjes me shaka dhe i lumtur për fitoren 6-1, Pep tha: “Tani më duhet të blej një palë të reja për ndeshjen e ardhshme”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel