Pique: Barcelona nuk ka frikë nga Bajerni

22/04/2015 00:00

Gerard Pique  ka paralajmëruar Bajernin e Mynihut se Barcelona nuk është e frikësuar nga një përballje e mundshme në gjysmëfinale me gjermanët.

Katalanasit arritën të kalojnë në gjysmëfinale të Champions League pas rezultatit të përgjithshëm 5-1 ndaj PSG-së, ndërsa Bajerni e arriti kualifikimin në ndeshjen e dytë me një fitore 6-1 ndaj Portos, e cila fitoi ndeshjen e parë 3-1.

Barcelona dhe Bajerni janë përballur për herë të fundit në sezonin 2012-2013, kur spanjollët u turpëruan duke u mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 7-0. Atëherë, Bajerni drejtohej nga Jupp Heynckes, ndërsa Barcelona nga trajneri aktual i gjermanëve, Guardiola.

“Nuk mendoj se e kemi të nevojshme të shmangim Bajernin në gjysmëfinale, pasi kur je në këtë fazë të gjithë kundërshtarët janë të një niveli shumë të lartë dhe duhet të japësh maksimumin, madje duhet të kesh edhe pak fat”, tha mbrojtësi i Barcelonës.

28-vjeçari nuk la pa uruar edhe ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiola për fitoren ndaj Portos.

Top Channel