Rummenigge, i befasuar nga fitorja ‘tenistike’ e Bajernit: Ishte e mrekullueshme

22/04/2015 00:00

Karl-Heinz Rummenigge, administrator i deleguar i bavarezëve, e përshkroi fitoren 6-1 të ekipit të tij ndaj Portos si një “mrekulli”.

Pas disfatës 3-1 në Portugali u duk se Bajerni do të largohej para kohe nga Europa këtë sezon, por gjithçka u përmbys që në 45 minutat e para në “Allianz Arena”, kur vendasit shënuan 5 herë në portën e miqve.

Rummenigge ishte befasuar nga performanca e Bajernit në këtë takim, pasi luajti me mungesa të shumta dhe tejet të rëndësishme si, Bastian Schweinsteiger, Arjen Robben, Franck Ribery dhe Medhi Benatia, për arsye dëmtimi.

“Ne dëshmuam diçka të mrekullueshme”, tha legjenda e Bajernit në një koment të shkurtër për gazetarët.

Top Channel