Nepal, autobusi bie në greminë, 13 viktima

22/04/2015 00:00

Një autobus me pelegrinë indianë ka rënë në një greminë të thellë 200 metra në Nepal, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 38 të tjerëve.

Lajmin e bën të ditur gazeta ‘My Republica’.

Aksidenti ka ndodhur në distriktin e Dadingut.

Policia ka sqaruar se autobusi ka dalë nga rruga për shkak të një gabimi të shoferit në një kthesë të vështirë.

Top Channel