Delvinë, kapet 1 kg heroinë, arrestohen 3 persona

22/04/2015 00:00

Në një aksion të koduar me emrin “Finiqi”, Policia e Vlorës ka sekuestruar 1 kilogramë heroinë si dhe arrestoi tre persona.

Të ndaluarit janë Arben Kanina, 43 vjeç, banues në Delvinë, shtetasi 17-vjeçar me inicialet M. K., banues në Delvinë, si dhe Gëzim Mixha, 49 vjeç, banues në Delvinë.

Arrestimi i këtyre personave u krye në kuadër të procedimit penal të nisur me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, që në vitin 2014.

Specialistët e Sektorit Për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, pas hetimeve disa mujore, kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00 në qytetin e Delvinës, teksa shtetasit e mësipërm ishin duke presuar lëndën narkotike, të cilën dyshohet se do ta trafikonin më pas në drejtim të Greqisë.

Top Channel