I tërhoqi flokët kamerieres, kryeministri i Zelandës së Re kërkon falje

22/04/2015 00:00

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, është detyruar t’i kërkojë ndjesë punonjëses së një kafeneje në Okland, për faktin se i ka shkulur disa herë flokët.

Kamerierja, emri i së cilës nuk bëhet publik në media, kishte shkruar në një blog se shefi i ekzekutivit e kishte tërhequr disa herë nga flokët e kapur bisht, edhe kur ajo e bezdisur i kishte kërkuar të mos e përsëriste më atë veprim.

Zyra e Key-t u përpoq të sqaronte se gjesti ishte bërë me shaka, por sërish kryeministri kërkoi ndjesë.

Incidenti ka ngjallur menjëherë kritikat, si nga opozita, ashtu edhe nga publiku, që e konsideroi si një formë bullizmi për shkak të punës që ajo bën.

Top Channel