Stuhitë në Australi, mbi 100 persona shpëtohen nga vërshimi i ujërave

22/04/2015 00:00

Gati 100 persona janë shpëtuar nga vërshimi i ujërave në Sidnei dhe Nju Sauth Uells, pasi stuhi të fuqishme u përplasën mbi brigjet lindore të Australisë.

Tre të moshuar u gjetën të martën të pajetë në Dungog, në veri të Sidneit, ku shumë shtëpi janë prekur nga përmbytjet.

Në mbarë rajonin, 200 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Për më tepër, shërbimi metereologjik australian paralajmëroi se reshjet e dendura dhe erërat e fuqishme do të vazhdojnë edhe ca përpara se kushtet atmosferike të nisin të qetësohen.

Top Channel