Tiranë, pranga tutores dhe vajzës që përdorte për prostitucion

22/04/2015 00:00

Një 55-vjeçare, i dyshuar si tutore, dhe një vajzë që ajo përdorte për
prostitucion, u arrestuan nga policia në orët e para të së mërkurës.

Burime zyrtare të policisë së kryeqytetit bënë të ditur se, gjatë operacionit të koduar me emrin “Dërrasat”, u arrestuan në flagrancë shtetasja Z. Sinani, 55 vjeçe, dhe 28-vjeçarja N.K., të dy banuese në Tiranë.

 

“Në një nga dhomat e një hoteli në Rrugën e Durrësit, në pronësi të shtetasit S.B, u kapën në flagrancë duke ushtruar prostuticion shtetasja N.K me shtetasin F.M, me tutore shtetasen Z. Sinani”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

 

Top Channel