Korçë, shqetësim për kimikatet e rrezikshme

22/04/2015 00:00

Një sasi e konsiderueshme kimikatesh ndodhet në një nga ish-ambientet e Kombinatit të Tekstileve në Korçë.

Pas shkatërrimit në fund të sistemit komunist, kimikatet mbetën të magazinuara, por për shkak të kohës së gjatë kanë nisur të shfaqin probleme me riaktivizimin.

Pranë magazinës ndodhen edhe zona të banuara. Sipas prefektit të Qarkut të Korçës, një grup kontrolli ka verifikuar gjendjen.

“Një pjesë e këtyre lëndëve është aktivizuar. Kanë ardhur ekipe inspektimi për të vendosur përfundimisht se çfarë do të bëhet me këto kimikate”, thotë Ardit Konomi.

Zgjidhja përfundimtare është largimi dhe asgjesimi i kimikateve që nuk mund të shërbejnë më.

Top Channel