Titujt e pronësisë, Naço urdhëron inspektim për gjyqtarin e Vlorës, Astrit Shema

22/04/2015 00:00

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka urdhëruar këtë të mërkurë
inspektim për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në
Vlorë, Astrit Shema.

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se, urdhri i ministrit Naço erdhi pas një kërkese të Task-Forcës me objekt “verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore”.

Mësohet se, nga shqyrtimi i akteve që i janë bashkëngjitur kërkesës së Task-Forcës rezulton se më herët, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë kishte refuzuar regjistrimin e një sipërfaqeje prej më shumë se 29 hektarë, pranë Gjirit të Llamanit. Refuzimi lidhej me mungesën e titullit të pronësisë, pasi kërkuesi kishte paraqitur vetëm një vendim të vërtetimit të faktit juridik, të lëshuar në vitin 1998.

Pritet që pas pas disa ditësh, Taske-Forca të paraqesë rezultatet e inspektimit ndaj gjyqtarit Shema.

Top Channel