Makina del nga rruga, 3 persona të plagosur në Elbasan; mes tyre një fëmijë

22/04/2015 00:00

Një aksident në aksin Elbasan-Librazhd për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi për një familje të tërë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura e Linzës”, ku mjeti tip “Peugeot” ka dalë nga rruga duke fluturuar sipër një peme.

Në automjet udhëtonin dy bashkëshortët dhe fëmija i tyre. Nga Spitali i Elbasanit mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa nëna dhe fëmija jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët e policisë sqarojnë së drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin pasi ka tentuar të evitojë një gropë në rrugë, por shpejtësia e lëvizjes e ka bërë të pamundur evitimin e përplasjes së fortë.

Ndërkohë, ende vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel