Traktori del në autostradë me një shofer të pazakontë

22/04/2015 00:00

Drejtuesit e mjeteve që po lëviznin në një autostradë në Britaninë e Madhe u detyruan të ndalojnë për pak kohë për t’u bërë dëshmitarë të një skenë të parë vetëm në filma të animuar.

Fermeri Tom Hamilton kishte dalë në arë me traktorin dhe qenin e tij, Don. Për një sekondë ai la traktorin ndezur dhe pa ngritur frenat e dorës, së bashku me qenin mbi të.

Qeni kurioz ia doli mbanë të vendosë në lëvizje traktorin dhe pasi eci për disa dhjetra metra përmes fushës me të mbjella, doli në autostradë.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, autoritetet e kontrollit të trafikut në Britani e patën të vështirë të rrëfenin të vërtetën, por në fund vendosën dhe shpërndanë njoftimin me shënimin “nuk bëhet fjalë për shaka” shoqëruar me foton e qenit shkelës të rregullave të qarkullimit.

Fatmirësisht as qeni dhe askush tjetër nuk u lëndua nga ky incident i pazakontë.

FOTO GALERI
1/4
Qeni dhe i zoti i tij Tom

Top Channel