Beqaj dhe Lu inaugurojnë telemjekësinë klinike

22/04/2015 00:00

Ambasadori amerikan Donald Lu edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kanë marrë pjesë këtë të mërkurë në ceremoninë e hapjes së qendrave rajonale të telemjekësisë në Elbasan, Berat dhe Lezhë.

Ambasadori Donald Lu vlerësoi ecjen përpara të mjekësisë shqiptare duke falenderuar USAID, që për këtë projekt ka investuar 3.5 milionë dollarë.

Ndërsa ministri Beqaj e vuri theksin tek kurorëzimi i këti proçesi, që sipas tij ka nisur prej vitesh. Ai nuk ngurroi të falenderojë paraardhësit e tij në Ministrinë e Shendetësisë që i dhanë rrugë telemjeksisë.

“Me këtë projekt jemi në rrugën e duhur për t’iu ofruar qytetarëve shqiptarë një sistem cilësor shëndetësor”, tha Beqaj.

Telemjekësia klinike do të ofrojë shërbime mjekësore kuruese dhe diagnostikimi në distancë. Ky shërbim do të ofrohet përmes telekonsultave në kohë reale me spitalet universitare, përmes metodës “ruaj dhe dërgo”, si dhe me telekonsultat e kombinuara.

Top Channel