Autoritetet maqedonase nuk kanë një pistë zyrtare për sulmin në Likovë, opozita e cilëson sulmin një skenar të kryeministrit Gruevski, ndërsa partitë shqiptare dënojnë ngjarjen duke u shprehur se ‘dëmton interesat e shqiptarëve’.

Por për mediat serbe, autorët janë vetëm shqiptarët. Ditën e mërkurë në një pjesë të madhe të versioneve ‘online’ të mediave në Serbi qarkulloi lajmi për një gjoja deklaratë ku ‘Komandanti Flamur’ merr përsipër autorësinë e sulmit dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve për mobilizim kundër represionit dhe diskriminimit.

B92, duke cituar burime nga policia maqedonase thotë se përgjegjësia mbi sulmin bie mbi një grup të armatosur shqiptar me bazë në qytetin e Gjilanit në Kosovë. Madje serbët kanë edhe emrin e udhëheqësit të këtij grupi; ai është Xhevahir Ademi.

Fatkeqësisht të tilla informacione, pa prova konkrete ndaj shqiptarëve qarkullojnë edhe në disa televizione në Maqedoni.

Top Channel