Korçë, arrestohet i kërkuari, goditi për vdekje një shtetas një vit më parë

22/04/2015 00:00

Policia e Korçës arrestoi një person të shpallur në kërkim për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Personi i ndaluar është shtetasi 48-vjeçar, Fluturim Karamanllari. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim sepse në Prill të vitit të kaluar në bashkëpunim me dy persona të tjerë është përfshirë në një zënkë  për motive të dobta me shtetasin me inicialet A.M dhe tre persona të tjerë. Nga goditjet shtetasi A.M ka ndërruar jetë 2 ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjatë kësaj kohe Fluturim Karamanllari qëndronte i fshehur në Përrenjas. Ky person rezulton me precedentë penalë, pasi në vitin 2000 është dënuar nga gjykata po me të njëjtën akuzë, atë të “plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel