Vodhi klientët, burg ish-drejtorit të filialit të bankës

22/04/2015 00:00

Me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e filialit të një banke të nivelit të dytë në Devoll.

Shtetasi Ervin Çokani është i akuzuar për “vjedhje të bankës” më shumë se njëherë dhe me pasoja të rënda dhe “falsifikim dokumentash”.

Nga veprimet antiligjore, ky shtetas u ka marrë rreth 25 klientëve shuma në vlerë totale rreth 945 mijë euro.

Kanë qenë pikërisht qytetarët ata që kanë denoncuar mangësitë në llogaritë e tyre bankare, denoncime që kanë vënë në lëvizje prokurorët.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit mbrëmjen e së mërkurës.

Top Channel