Obama zhgënjen armenët, nuk pranon gjenocidin; Merkel po

22/04/2015 00:00

Shtëpia e Bardhë zhgënjen armenët. Presidenti Barack Obama nuk do të përdorë termin “gjenocid” për të përkufizuar masakrat e ndodhura 100 vjet më parë në Jerevan, të cilat do të përkujtohen ditën e premte.

Vendimi është njoftuar në një takim me komunitetet armene të Shteteve të Bashkuara, raportojnë mediat amerikane në edicionet e tyre online.

Në vitin 2008, Obama kishte deklaruar se si president do ta njihte gjenocidin armen dhe tërheqja e tij këtë herë duket se ka zhgënjyer aktivistët.

Ndërkohë, Gjermania konfirmon qëndrimin e saj se masakra e armenëve nga Perandoria Otomane 100 vjet më parë ka qenë gjenocid.

Vetë Kancelarja Angela Merkel e ka deklaruar këtë në një telefonatë me Kryeministrin turk Ahmet Davutoglu, bëri të ditur zëdhënësja e saj Christiane Wirtz.

Deri më sot Gjermania e kishte shmangur përkufizimin e masakrës së vitit 1915 si “gjenocid” për respektin ndaj Turqisë. Sipas gazetës “Die Welt”, Davutoglu i është ankuar Merkel për ndryshimin e qëndrimit nga qeveria e Berlinit.

Top Channel