Itali, pranga shqiptarit me 20 kg kokainë

23/04/2015 00:00

Një shtetas shqiptar është arrestuar mëngjesin e së enjtes në Breshia të Italisë, në zotërim të një sasie të konsiderueshme kokaine.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat online të vendit fqinj, sipas të cilave në pranga ka rënë shtetasi Indrit Taipi.

Sipas burimeve, agjentët e anti-drogës i kanë gjetur atij 20 kg kokainë, 200 mijë euro dhe 3 pistoleta.

Autoritetet lokale ligjzbatuese po punojnë për verifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik droge.

Më herët gjatë muajit, një organizatë e gjerë kriminale e përbërë tërësisht nga shtetas shqiptarë, aktive në shpërndarjen e kokainës në të gjithë Italinë, u shkatërrua nga karabinierët e qytetit të Udines.

Operacioni i njësisë hetimore të karabinierëve u koordinua nga Drejtoria Rajonale e Antimafias.

Gjithsej u kryen 30 arrestime dhe 17 kontrolle banesash në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Venecias ndaj anëtarëve të organizatës. 

Top Channel